Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi heq dorë nga Ikardi, zgjedh tjetër emër për sulmin


Juventusi duket se e ka zgjedhur numrin 9 për sulmin.

Në vend të parë deri para pak ditësh ishte argjentinasi Ikardi që është huazuar te PSG-ja, nga ana e Interit por së fundmi në listë është futur sulmuesi i Napolit, Milik.

Ky i fundit është futur në listën e lojtarëve kryesorë që kërkohen me ngulm nga drejtuesit e Juventusit për sezonin që vjen e sipas të gjitha gjasave do jetë zëvendësi i Higuain.

Milik e njeh mirë Sarrin që e ka pasur nën urdhrat e tij te Napoli e përveç kësaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me Dibalën e Ronaldon.

Për momentin nuk ka hollësi të tjera lidhur me çmimin e lojtarit apo rrogën e tij por një gjë dihet me siguri, që polaku është zgjedhja e parë e Juventusit për sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *