Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet nga kantieri i ndërtimit të banesave në Fushë-Krujë: Nuk do t’ju lëmë vetëm


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar një video nga kantieri për ndërtimin e lagjes së re në Fushë Krujë, e cila ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Rama thotë se pas disa muajsh ata që u dëmtuan nga tërmeti do të banojnë në këtë lagje të re, ndërsa thekson se ata nuk i ka lënë dhe nuk do i lërë vetëm.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë.”– shkruan Rama.

Lagjia e re po ndërtohet si pjesë e programit të Rindërtimit, për t’u rimëkëmbur pas pasojave të tërmetit tragjik i cili mori 51 jetë njerëzisht dhe la mijëra qytetarë pa banesa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *