Vendosni fjalën kyçe....

Abdixhiku mesazh Kurtit: E propozojmë Osmanin nëse na garantoni 66 vota për të


Kreu i LDK-së Abdixhiku i është përgjigjur kryeministrit Kurti lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai tha se LDK-ja do e propozojë Vjosa Osmanin për presidente nëse Vetëvendosje i garanton 66 vota për të.

Sipas Abdixhikut, kryeministri Kurti duhet të ndajë mendjen nëse do bashkëpunimin me LDK-në apo kërkon 90 vota edhe me PDK-në.

Sipas tij, nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, atëherë LDK-ja nuk mund të ndihmojë, shkruan Koha.

“I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ku lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.