Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj kritikon rikthimin e Ballukut: Publikoni provat ose bashkohuni në fushatë



Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj rikthimit në fushatë të Belinda Balluku, duke kërkuar transparencë për çështjet që lidhen me hetimet e SPAK.

Në një reagim publik, Shehaj u shpreh se deputetët që disponojnë dosjen me prova duhet ta bëjnë atë publike menjëherë.

“Rikthehet Belinda në fushatë sikur asgjë mos kishte ndodhur! Deputetët që kanë në dorë 16 mijë faqet, t’i bëjnë publike ose t’i bashkohen asaj në fushatë. Nuk mund të lejojmë këtë estradë!”, deklaroi ai.

Më tej, Shehaj ironizoi edhe deklaratat e fundit të Ballukut, duke theksuar një kontrast mes mesazheve të saj dhe situatës që, sipas tij, po përjeton vendi.

“‘Zbardhja faqen Fierit’, i thotë Belinda të riut, ndërkohë që vetë ajo ia ka nxirë faqen gjithë Shqipërisë, duke u bërë shkak për bllokimin e negociatave në BE”, shkroi Shehaj në rrjetet sociale.