Vendosni fjalën kyçe....

Hulumtimi i ri, Covid-19 u përhap kohë më parë dhe jo në Wuhan


Koronavirusi i ri mund të ketë kaluar për herë të parë te njerëzit diku në jug të Kinës disa muaj para shpërthimit në qytetin Wuhan, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë të tjera teori mbi origjinën e pandemisë.

Duke hartuar një “rrjet” gjenomesh të koronavirusit dhe gjurmimit të mutacioneve me kalimin e kohës, një ekip studiuesish i udhëhequr nga një gjenetist i Universitetit të Kembrixhit tha se infeksioni i parë Covid-19 mund të ketë ardhur qysh në shtator në një rajon në jug të Wuhan, duke përmendur se patogjeni mund të ishte bartur nga njerëzit edhe përpara se të gjallërohej në një formë më vdekjeprurëse.

“Virusi mund të ketë ndryshuar në formën e tij të fundit që prek njeriun” muaj më parë, por ka qëndruar brenda lakuriqi apo një kafshe tjetër disa muaj pa infektuar individë të tjerë,” tha gjenetisti Peter Forster për South China Morning Post.

Ai drejton hulumtimin që vijon ende, të botuar së fundmi në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

“Pastaj, ai filloi të infektohej dhe të përhapet midis njerëzve midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit, duke gjeneruar rrjetin që ne paraqesim në studim.” – shtoi studiuesi.

“Sidoqoftë, çdo përfundim mund të merret vetëm pasi të analizohen më shumë lakuriq dhe kafshë të tjera të mundshme pritëse si dhe mostra indesh nga pacientët e hershëm. Por është supozimi më i mirë që mund të bëjmë për momentin, në pritje të analizës së mostrave të mëtejshme të pacientëve të ruajtur në spitale gjatë vitit 2019″, tha studiuesi për Newsweek në një intervistë të veçantë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *