Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, humb jetën 45-vjeçari



Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20, në aksin Librazhd–Elbasan, në fshatin Labinot.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Si pasojë, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në motomjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa shërbimet e Policisë së Shtetit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.