Vendosni fjalën kyçe....

“Covid-19 shumë më i përhapur sesa mendohej, jo më shumë vdekjeprurës se gripi” – Studimi


Një studim i bërë nga Universiteti Stanford testoi banorët e Kalifornisë dhe zbuloi se shkalla e infeksionit Covid-19 ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë sesa është raportuar, por virusi gjithashtu mund të jetë shumë më pak vdekjeprurës sesa besohej zakonisht.

Studiuesit përdorën për studimin 3.300 banorë në qarkun Santa Clara për të kryer testet e tyre, të cilat zbuluan se koronavirusi mund të kishte infektuar shumë më tepër njerëz sesa ishte raportuar.

I titulluar ‘Seroprevalenca COVID-19 – Rishikimi i antitrupave në Santa Clara County, California,’ studimi u botua të premten në MedRxiv, një shërbim që jep një foto të studimeve shëndetësore përpara se ato të ishin shqyrtuar zyrtarisht nga kolegët.

Testet gjetën vetëm përqindje njëshifrore kur testuan për raste Covid-19, por këto “vlerësime përfaqësojnë një interval midis 48,000 dhe 81,000 personave të infektuar në Santa Clara County deri në fillim të Prillit, 50-85-fish më shumë se numri i rasteve të konfirmuara.”

Ndërsa mund të duket si një lajm i keq se virusi mund të jetë shumë më i përhapur në një nivel global – gjë që konkludon studimi – ai paraqet disa faktorë pozitivë përfshirë faktin që shkalla e vdekshmërisë do të ishte shumë më e ulët se sa besohet tani, dhe që shumë njerëz kanë simptoma aq të buta sa nuk kanë nevojë të kërkojnë trajtim mjekësor dhe shërohen më shpejt.

Një studim danez i botuar në fillim të kësaj jave duke përdorur metoda të ngjashme arriti në të njëjtin përfundim.

Nuk ka asnjë normë të vërtetuar të vdekshmërisë të vendosur zyrtarisht për Covid-19, por drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur më parë 3.4 përqind.

Kjo do të përkthehej në mbi 300 vdekje për çdo 10,000 persona të infektuar. Studimi i Stanford do të ulë nivelin e vdekshmërisë në 0,14 përqind ose më pak, domethënë 14 vdekje ose më pak për 10,000 njerëz të infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *