Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Presidentit: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë, hapni kutitë


Tedi Blushi, i cili është zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e çdo vote. Ai ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Kuvend, i cili kërkon shkarkimin e Presidentit.

Balla tha në foltore sot se përpjekja për shkarkimin e Metës nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.

Por zëdhënësi Tedi Blushi thotë se nuk do t’i kushtohet vëmendje Parlamentit aktual, ku nuk ka asnjë opozitë.

 “Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.”– shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *