Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona rikthehet te fitorja, mund Valencian


Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga pas humbjes në “El Clasico” javën e kaluar, për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Valencias, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Lluis Companys” përfundoi me rezultatin 4:2.

Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë takim duke realizuar het-trik (49′, 82′ dhe 90+3′), teksa golin e parë e shënoi Fermin Lopez (22′).

Ndërsa, për “Lakuriqët” golat u shënuan nga Hugo Duro (27′) dhe Pepelu (38′ penallti).

Për mysafirët punët u vështirësuan në fundin e pjesës së parë (45+4′), kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Giorgi Mamardashvili.

Barcelona pas kësaj fitore ka 73 pikë në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më shumë se Girona.

Valencia është e teta me 47 pikë.