Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Impiantin e Ferrokromit në Elbasan: Asgjë nuk është e pamundur


Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë punëtorët në ditën e 1 Majit. I pranishëm në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan Rama në fjalën  e tij hapse uroi të gjithë njerëzit e punës.

Ai u shpreh se të gjithë njerëzit përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar.

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu e të përfitoj nga rasti e drejtëpërdrejtë me zë ti uroj të gjithë njerëzve të punës, ata që besojnë tek puna, e bashkojnë forcat në punë. Të gjithë njerëzve që përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar e po bëjnë sukses që nga majat e maleve e deri poshtë në fushat e begata të Shqipërisë. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë bekime, shëndet e vetëm sukses”, u shpreh Rama.