Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Shkodër/ Çfarë deklaroi i dyshuar në polici: “Nuk e durova më, ma kishte sjellë tek hunda”


Zbardhen të tjera hollësi nga vrasja e 25 vjeçarit Emiljano Ndout në Bardhaj të Shkodrës. Ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e kaluar, pak pas mesnate.

Sikurse raporton “Balkanweb”, i dyshuari Mark Kodra, ka deklaruar në polici se e ka qëlluar viktimën me kallashnikov, pasi ai kishte kohë që e mundonte dhe i sillte problem.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda.”- ka deklaruar 45-vjeçari në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Kodra ka treguar se para krimit, 25-vjeçari i kishte kaluar me një motor përpara shtëpisë, duke bërë shumë zhurmë.

Në ato momente ai s’ka duruar dhe ka marrë armën, ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë ka dyshime se viktima më parë i kishte ngacmuar vajzat dhe se palët kishin debatuar për këtë çështje.

Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari Mark Kodra ka menduar se 25-vjeçari Emiljano Ndoi nuk ka vdekur ndaj është futur sërish në banesë. Ai pranë vetes mbante edhe armën me të cilin kreu krimin dhe nuk ka tentuar të fshihet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *