Vendosni fjalën kyçe....

Rezoluta për Srebrenicën, Dodik: Nëse miratohet, Republika Srpska nuk ka arsye të qëndrojë me Bosnje dhe Hercegovinën


Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i ka dalë në mbrojtje aleatit të tij, Aleksandar Vuçiç kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara për masakrën e Srebrenicës ku sipas saj, Serbia ka kryer gjenocid në vitin 1995.

Dodik paralajmëroi këdo që tenton të veprojë kundër Republikës Srpska se do të ketë probleme.

“Nëse rezoluta miratohet, ne do e refuzojmë atë. Ne nuk mund ta pranojmë atë etiketim. Gjenocidi është skualifikim moral i një populli. Republika Srpska nuk sheh më asnjë arsye pse të ekzistojë në Bosnje dhe Hercegovinë pas kësaj”, tha Dodik.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi ku u përkujtua 29-vjetori nga eksodi i serbëve nga Sllovenia perëndimore si pasojë e operacionit kroat kur u vranë 283 serbë.