Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton në limite, Tirana dorëzohet në fund


Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin ndaj Tiranës, në një përballje që dhuroi shumë emocione, gola e kartona të kuq.

Golat për Partizanin u shënuan nga Maguette në minutat 15’ e 93’, ndërsa Tirana barazoi përkohësisht në minutën e 43’ me Abazaj.

Gjatë 90 minuta u morën dy kartona të kuq, nga një për secilin ekip, Jonuzi për Tiranën dhe Hadroj për Partizanin.

Pas fitores së sotme Partizani ka forcuar pozitat në vendin e tretë, vetëm një pikë larg të dytit që mbahet nga Vllaznia.