Vendosni fjalën kyçe....

Partizani “godet” Tiranën në derbi


Partizani ka zhbllokuar derbin në ‘Air Albania’ ndaj Tiranës. Ekipi i Orges Shehit ka gjetur rrugën e rrjetës me anë të Maguette në minutën e 15’.

Partizani mban aktualisht vendin e tretë në renditje dhe me një fitore do forconte edhe më shumë pozitat për sa i përket objektivit për një nga katër vendet e para në fund të sezonit.

Tirana nga ana tjetër mban vendin e gjashtë në klasifikim por në garë për vendin e katërt e kësisoj një sukses në ndeshjen e sotme kur nga fundi kanë mbetur edhe tre javë është tejet i rëndësishëm.