Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në Mamurras-Thumanë, drejtuesit dërgohen në spitalin e Traumës


Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Mamurras-Thumanë në afërsi të lagjes “Demokracia”.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një mjet tjetër, i cili ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

 Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *