Vendosni fjalën kyçe....

Letër e hapur Ilir Yzeirit


Nga Niko Stylos

I nderuar Prof. Dr. Ilir Yzeiri

Duke dëgjuar në emisionin tuaj televiziv çka u tha lidhur me dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit nga miku juaj Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, të cilin në prezantimin tuaj e keni renditur ndër drejtuesit e albanologjisë, do të them vetëm se edhe nga fjalimi e tij në atë emision, mund kuptohet se edhe akuzat ndaj tij prej shumë studentëve, që e kanë njohur, nuk janë shpifje të thjeshta, sepse në fjalët e tij për temën e sipërpërmendur, çdokush, njohuritë e të cilit natyrshëm i tejkalojnë tuajat, mund të konstatojë se jo vetëm i mungojnë njohuritë, por edhe arsyeja, sepse si qytetar i komunës së Pargës, e njoftoj zotin Demiraj, por edhe juve, se në Pargë, që është një qytet i vogël dhe që nuk ka pasur kurrë më shumë se 3500 banorë, jo vetëm nuk ka katedrale siç e quan bashkëbiseduesi juaj, por as kishë të Shën Andreas. Duke marrë parasysh, që zoti Demiraj në emisionin tuaj i quan të paarsimuar ata që nuk e shqiptojnë saktë emrin e Elsie-s, pyes veten se si duhet t’i quajmë ata që ngatërrojnë Pargën me Patrën, që janë më shumë se 200 kilometra rrugë larg njëra tjetrës.

Nuk di nëse në kurset e albanologjisë, që sipas fjalëve tuaja keni studiuar në Universitetin e Tiranës, ka qenë edhe kursi i psikanalizës. Thjesht do ta këshilloj mikun tuaj të dashur, duke respektuar titullin e profesorit te Universitetit të Mynihut, të qëndrojë në lartësinë që i takon profesorëve të këtij universiteti, sepse me këtë çështje nuk po merrem nga nostalgjia fetare, por në fakt nga interesi personal për gjuhën time amtare dhe në përgjithësi për dialektin tosk, që fatkeqësisht asnjë universitet në Greqi dhe Shqipëri nuk ka mundur t’i kushtojë një katedër.

Për pasurimin e njohurive tuaja gazetareske, thjesht ju bëj të ditur se Shën Andrea në Epirin e Greqisë nuk ka asnjë pozicion të veçantë fetar askund, as në Pargë dhe as në përgjithësi në zonën e gjithë bashkisë së Pargës, ku janë banorë të krishterët ortodoksë e ku Shën Andrea karakterizohet si i Shën të Pabesëvet, sepse e vetmja kishë që ndodhet në qytetet e Epirit, kisha e Shën Andreas në Prevezë, është institucion i Kishës Katolike.

Duke mos gjetur as gjurmën më të vogël logjike në argumentin e zotit Demiraj, se në asnjë rast nuk mund të kemi një tekst nga ungjilli apokrif i Shën Andreas, ngaqë teksti nuk është shkruar në pergamenë, më duket e diskutueshme që edhe ju logjikisht për këtë argument, jo vetëm që nuk kërkuat sqarime, por ishit dakord plotësisht.

Duke u mbështetur në fjalët e Profesorit Suprem të Shqipërisë (B. Demiraj), se në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit kemi tekste vetëm nga Dhiata e Re, do të them thjesht se do të kishte qenë më mirë para se t’a bënte këtë shpallje publike, duhet të kishte lexuar më parë tekstet në dorëshkrim, të cilat sot, me teknologjitë e reja në një kohë shumë të shkurtër mund të krahasohen me tekstet e Dhiatës së Re të cilat në internet mund t’i gjejë të shkruara në çdo gjuhë që do.

Duke besuar se gazetaria është më shumë se një profesion, dhe se çdo gazetar me çdo temë që paraqet duhet të bëjë një përgatitje përkatëse, po ju dërgoj tekstin e shkruar në 14 faqet e para në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit, ashtu siç është në përkthimin në anglisht të Robert Elsie, me lutje që pasi ta studioni, të bëni një emision të ri me të ftuar ekspertë të vërtetë të Dhiatës së Re.