Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich dhe Real Madrid ndahen në paqe


Sfida e parë e fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka përfunduar në barazim 2-2.

Të parët që shënuan ishin miqtë të cilët kaluan në avantazh me Vinicius në minutën e 24’.

Më pas bavarezët barazuan rezultatin në pjesën e dytë me Sane në minutën e 53’.

Vetëm katër minuta më vonë Bayern kaloi në avantazh me Harry Kane i cili në minutën e 57’ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Barazimi i sfidës erdhi po nga pika e bardhë e penalltisë ku Vinicius shënoi në munuatën e 83’.

Kështu akti i parë për të vendosur finalistin e parë përfundoi në barazim dhe gjithçka do vendoset në Madrid.