Vendosni fjalën kyçe....

Dy klube të Seria A kërkojnë të sigurojnë falas shërbimet e sulmuesit të Man.United


Jesse Lingard karrierën e tij mund ta vazhdojë në Serie A.

Futbollisti anglez pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk është pjesë e klubit.

Madje, Lingard mund të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.

Sipas “ESPN”, Milani dhe Juventusi janë duke kryesuar garën për të siguruar shërbimet e anëtarit të “Djajëve të Kuq”.

29-vjeçari është produkt i klubit të Manchesterit, teksa në vitin 2014 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë.

Jesse Lingard më herët ka luajtur edhe si i huazuar te West Ham United, Derby County, Brightoni e Briminghami.