
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesën në interpelanca dhe për mënyrën si, sipas tij, po trajtohen çështjet në Parlament.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin për të pasuruar familjarët e tij
“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Rama në parlament, pse.
Ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë, përse turpëroheni nga veprat e tij por nuk nxirrni, po prapani tijull, në ato mbledhjet e asamblesë, çfarë del dhe çfarë nuk del këtu.
3 ditë më parë e keni akuzuar në sallën e gjyqit në hetim se ka porosi vrasje. Jeni dëshmitar kur i thoshte tjetrit ta di targën, kur i thua tjetrit ashtu do të thotë të marr nishan. I ke personale i thoshte.
A ekziston për këtë pseudo mazhorancë ligji për konfliktin e interesit, me 3 vendime i ka dhënë vëllait 38 mijë metër katror”,- tha Berisha ndër të tjera.