Vendosni fjalën kyçe....

“Gjeni një ministër që di të flasë, që e di çfarë është Bujqësia”- Alizoti: Politika është përballje


Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka folur në Kuvend për problemet në bujqësi, duke kritikuar faktin që ministrat shmangin interpelancat.

Ai u shpreh se politika në vetëvete është përballje dhe shtoi se nëse ligji e ka parashikuar që ministri është nën hetim dhe nuk mund të flasë të gjejnë një tjetër ministër që t’u përgjigjet  pyetjeve të shqiptarëve.

“Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën nuk ka sens politik. Politika është përballje Ai që është ministër duhet të japë skemën e tij politike për Bujqësinë.

Është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar që ai është në hetim dhe nuk mund të flasë gjeni një ministër tjetër që t’i përgjigjet shqiptarëve për hallet e tyre.

Ç’kuptim ka parlamenti, vërini drynin dhe lëreni, parlamenti është debat. Gjeni një ministër që di të flasë që e di çfarë është Bujqësia…”, tha ai.