Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dënon sulmin në Uashington: Akt horror që synonte masakër



Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku objektiv ishte presidenti amerikan Donald Trump.

Në deklaratën e tij, Berisha thekson se një person i armatosur arriti të depërtojë në perimetrin e sigurisë gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe hapi zjarr, por u neutralizua menjëherë nga Shërbimi Sekret.

Ai e cilësoi ngjarjen si një “akt horror” dhe një përpjekje për të ndryshuar historinë përmes dhunës, duke dënuar ashpër sulmin.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër,” shprehet Berisha.

Lideri demokrat vlerësoi gjithashtu reagimin e shpejtë dhe profesional të autoriteteve amerikane, duke theksuar se ndërhyrja e Shërbimit Sekret shmangu pasoja më të rënda.

Sipas tij, ngjarja përbën një kërcënim serioz ndaj sigurisë dhe vlerave demokratike.