Vendosni fjalën kyçe....

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë, 3 të arrestuar



Policia e Shtetit
ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “Different”, të fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Aksioni është zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku janë goditur dy raste të shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit.

Në rrugën “Jordan Misja” janë arrestuar dy shtetas të moshës 22 dhe 27 vjeç, të cilëve iu janë gjetur sasi lëndësh narkotike të dyshuara si kokainë dhe cannabis, të ndara në doza dhe të gatshme për shitje.

Në vijim të operacionit është arrestuar edhe një 49-vjeçar, ndërsa janë proceduar penalisht djali i tij 18-vjeçar dhe një tjetër shtetas.

Gjatë kontrolleve në një lokal në pronësi të 49-vjeçarit, si dhe në automjete të ndryshme, policia ka sekuestruar sasi të tjera kokaine dhe cannabis sativa.

Në një nga automjetet e të proceduarve është gjetur gjithashtu edhe një tabelë policie, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.