
Deputeti demokrat Eno Bozdo tha sot gjatë seancës plenare se që 3 javë sëbashku me 7 deputetë kanë depozituar kërkesë për intepelancë me ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.
“Prej 3 javësh tashmë është depozituar një kërkesë nga 7 deputetë për interpelancë me ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, fokus te hidrokarburet, rezerva e naftës që duhet të ekzistonte dhe nuk ekziston, të gjitha temat që furnizohen me masat e marra në raste se situata do të komplikohet”.
Bozdo iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke e pyetur se përse interpelanca nuk është përfshirë ende në kalendar dhe rend dite.
Peleshi u shpreh se interpelanca është në kalendar për seancën e rradhës.
“Është në kalendar, është në seancën e radhës, mund të ishte futur dhe sot. Sot kemi 6 interpelanca, por kemi edhe një kufizim në rregullore, nuk mund të ketë më shumë se 2 seanca urgjente në një seancë, sot kemi 2 interpelanca urgjente dhe 4 normale të zakonshme. Kështu që në seancën e radhës interpelanca juaj do jetë në rendin e ditës”.