Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi denoncon gjendjen e kanaleve kulluese në Lushnjë: Janë kthyer në fekale, mungojnë investimet



Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Saimir Korreshi, ka publikuar një video nga zona e Kadiajit në Lushnjë, ku denoncon gjendjen e amortizuar të kanaleve kulluese dhe mungesën e investimeve në infrastrukturën bujqësore.

Sipas tij, kanalet janë të papastruara dhe në gjendje të rëndë, duke u kthyer, siç shprehet ai, “në fekale”, pavarësisht se fermerët vijojnë të paguajnë taksën e tokës.

Korreshi ngre gjithashtu pyetjen nëse këto problematika i janë bërë të ditura zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në zonë.

Në reagimin e tij, deputeti demokrat kritikon mungesën e ndërhyrjeve në sistemin e kullimit, duke theksuar se gjendja aktuale po ndikon drejtpërdrejt tek fermerët dhe prodhimi bujqësor në zonë.

Ai kërkon më shumë vëmendje ndaj infrastrukturës bujqësore dhe investimeve në mirëmbajtjen e kanaleve kulluese.