Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 16 persona në Kamerun, pas sulmit dyshohet Boko Haram


Militantët e dyshuar të Boko Haram vranë të paktën 16 njerëz dhe plagosën disa të tjerë në një sulm në një kamp në Kamerunin verior, tha një zyrtar vendas.

Sulmuesit hodhën një granatë ndaj një grupi njerëzish që ishin duke fjetur brenda kampit në fshatin Nguetchewe, i tha Reuters, kryetari i rrethit Medjeweh Boukar. Kampi është shtëpia e rreth 800 njerëzve, tha ai.

Fshati ndodhet afër kufirit të Nigerisë.

Boukar u informua nga banorët se 16 persona kishin vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *