Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kamzës kallëzojnë në SPAK kryebashkiakun Rakip Suli për disa shkelje


Banorët e Kamzës kanë kallëzuar sot në SPAK kryebashkiakun Rakip Suli.

Sipas banorëve, ata akuzojnë Sulin për disa shkelje dhe për korrupsion.

Në emër të tyre, avokatja Adriana Kalaja tregoi detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli.

Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën. “Këshilltarët e opozitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.