Vendosni fjalën kyçe....

Hamilton niset i pari nesër, “Ferrari” paraqitje skandaloze


Britaniku Ljuis Hamilton ka arritur të fitojë ‘pole position’ për garën e nesërme në Spielberg të Austrisë.

Piloti i Mercedes bëri një paraqitje mjaft të mirë duke fituar të drejtën e nisjes nga vendi i parë.

Në vendin e dytë nesër do niset Max Verstappen (Red Bull), pas tij Carlos Sainz (McLaren) ndërsa në vendin e katërt do jetë shoku i tij i ekipit, Valtteri Botas (Mercedes).

Ferrari nga ana tjetër bëri një paraqitje të dobët duke qenë se Vettel e Leclerc do nisen përkatësisht nga vendi i 10-të dhe i 11-të.

Në garën e parë të këtij sezoni, vendin e parë e zuri Mercedes me Botas, në vendin e dytë u rendit Leclerc i Ferrarit kurse në të tretin Morris me McLaren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *