Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr për të tretën ditë në hekurudhën Shkodër-Vorë, digjen 1 kilometër traversa druri


Një zjarr i madh ka djegur mbi 1 kilometër të traversavetë drurit të linjës hekurudhore Shkodër-Vorë.

Zjarri ka rënë pranë Ishmit dhe ka dëmtuar traversat edhe pse linja është jashtë funksionit prej vitesh.

Është dita e tretë që hekurudhës i vihet flaka në të njëjtën pjesë  e dyshohet se zjarrvënia ëshë e qëllimshme nga persona që kërkojnë të vjedhin shinat për t’i shitur për skrap.