Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi: Basha e vonoi 2 vjet dosjen e inceneratorëve, padinë ma kërkoi ta bëja në emër të PD-së


Jamarbër Malltezi ka denoncuar kreun e PD-së Basha për mosdepozitimin e padive për inceneratorët për dy vite me radhë.

Dhëndri i kreut të Rithemelimit Berisha shkruan se Basha e “bllokoi” për dy vjet padinë për inceneratorët dhe më pas i kërkoi që ta bënte padinë në emër të PD-së.

Malltezi sqaron më tej se padia në SPAK lidhur me inceneratorët është për grup të strukturuar kriminal dhe sipas tij prokuroria e ka fshehur këtë gjë duke u bërë për mbi 3 vjet mburojë e vjedhjes së qindra miliona eurove.

“2 vjet këmbëngula në ish kryesinë e PD për të depozituar padi për inceneratorët. Nuk di pse 2 vjet e vonoi Basha asokohe. Gazetarët Fundo e Bejtja më sugjeronin ta depozitoja vetë por nuk pranova se nuk duhej ulur autoriteti i kryetarit. Në Tetor 2020 i telefonoj e i thashë se kur të vija në Tiranë do depozitoja disa padi në SPAK dhe Basha mu lut që ti depozitonte PD e jo unë. Pranova dhe paditë për inceneratorët u depozituan ne Tetor 2020. Nuk di pse por në emisionin Opinion pas depozitimit të padisë në 2020 Basha as nuk më lajmëroi dhe dërgoi kë pati qef. Për fat të keq të opozitës Alibeaj bëri figurë të trishtë në debat kur meqë nuk njihte fare çështjen pranoi “Nuk e kam lexuar fare padinë e nuk me duhet t’a lexoj!” Por kujdes: padia nuk është për pabarazi në tendera (se tender nuk pati hic) por për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim vjedhjen e 430 milion €. Spak e ka fshehur këtë dhe nuk guxon të hetojnë për grup të strukturuar kriminal ndonëse janë të njëjtët personazhe që lëvizin fijet e Vjedhin qindra milionë euro para publike. Përmbi 3 vjet që SPAK u fsheh dhe u bë mburojë e vjedhjes qindra miliona euroshe. Do vijojmë të kërkojmë përgjegjësi qoftë për hajdutët por edhe për palacot që fshehin vjedhjet dhe nuk guxojnë të hetojnë procedurat dhe grupin e strukturuar kriminal.” – shkruan Malltezi.