Vendosni fjalën kyçe....

“Më përmendi divorcin me gruan”, flet 42-vjeçari që vrau kreun e njësisë administrative


Dy ditë më parë u vra në Kotë të Vlorës, kreu i Njësisë Administrative Fatmir Hodo. Ai u vra nga Admir Delaj i cili tashmë është arrestuar nga policia. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur së fundmi autori 42-vjeçar. 

Ai ka folur së fundmi në lidhje me ngjarjen.  “Isha në gjendje të dehur. Më përmendi divorcin me gruan dhe nuk durova dot. E vrava pas sherrit që patëm në lokal, por nuk e mbaj mend si e kam kryer”, ka deklaruar më tej 42-vjecari Delaj para grupit hetimor.

Si ndodhi vrasja

Mësohet se autori dhe viktima ishin duke pirë kafe në një lokal në fshatin Kotë.  Autori teksa ishte duke biseduar me 63-vjeçarin në një lokal, u çua nga tavolina dhe shkoi mori çiften dhe gjuajti në drejtim të viktimës. 43 vjeçari pasi  qëlloi për vdekje me çifte 63-vjeçarin u largua nga vendngjarja. 

43-vjeçari dhe viktima kanë zhvilluar një bisedë për 30 minuta së bashku. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *