Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, shoqërohen 6 persona


50 gramë lëndë eksplozive është sasia që u vendos në makinën e Benard Ndrecës, kreu i degës së Rithemelimit të PD-së në Vaun e Dejës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm ku makina e Benard Ndrecës shpërtheu sapo nisi lëvizjen. Nga shpërthimi fatmirësisht Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa makina pësoi dëme të konsiderueshme.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona po nuk asnjë të ndaluar për ngjarjen. Sipas pamjeve të kamerave, kanë qenë dy persona të maskuar ata që kanë vënë lëndës plasëse në makinën e Ndrecës rreth orës 1 të mëngjesit.

Prokurorët kanë sekuestruar kamerate sigurisë në zonën përreth, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Pas ngjarjes, kreu i Rithemelimit Berisha akuzoi kryeministrin Rama për terrorizëm shtetëror. Vetë Ndreca pohoi se nuk ka konflikt me askënd duke bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes.