Vendosni fjalën kyçe....

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Miss Ekuadori


Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra, që ndodhet në famullinë El Guayacán të Quevedos.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”.

Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona, shkruan El Universo.

Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Ai e qëlloi dhe [asi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah. Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, alias Estimado, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.

Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit. Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui.

Postimet e saj të fundit në Instagram përmbanin foto nga kjo dasmë. Párraga filloi karrierën e saj si mbretëreshë e famullisë së Venusit; atëherë ajo ishte mëkëmbëse e Quevedos; Ajo gjithashtu mori pjesë në konkursin e bukurisë Miss Universe 2022 dhe konkurse të tjera ndërkombëtare.