Vendosni fjalën kyçe....

“Viktimat, Hienat dhe Politika me njerëzit e për njerëzit”/ Rama angazhon qeverinë dhe ERTV-në për përgënjeshtrimin e denoncimit të PD-së për Manjola Cakonin


Vetë kryeministri Edi Rama dhe televizioni i tij personal ERTV, së bashku me anëtarë të qeverisë janë impenjuar personalisht në përgënjeshtrimin e denoncimit të Partisë Demokratike për Manjola Cakonin një shtetase e cila humbi bashkëshortin në tërmetin e 26 nëntorit.

Në kronikën e ERTV, qeveria publikon edhe dokumentet që provojnë se Manjola Cakoni është përfituese e një apartamenti në Kamzë dhe djali i saj përfitues i ndihmës financiare.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, shpjegoi se Alesio përfiton tanimë çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar. Sorensen theksoi se strukturat e shërbimit social shtetëror kanë trokitur disa herë në derën e Manjola Cakonit, për të mundësuar punësimin e saj.

Por është e kuptueshme që në situata të tilla njeriu ka nevojë për kohë dhe ne do të jemi gjithnjë të gatshëm për të mundësuar punësimin e Manjolës në çdo moment”, tha Sorensen.

Për rastin konkret, në kronikën e ERTV, shfaqet edhe vetë kryeministri, i cili shprehu keqardhjen për mënyrën se njerëz të politikës dhe medias, kanë abuzuar publikisht me të ëmën e Alesios.  Sipas Ramës, ky keqërdorim publik i dhimbjes njerëzore, nuk do të kishte ndodhur nëse më parë do ishin hulumtuar faktet dhe dokumentet që provojnë ndihmën e qeverisë.

Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më tepër e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerëzve në sëkëlldi, e njerëzve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavdërueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qëndruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve“-tha Rama.

Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve“- shtoi kreu i qeverisë.

Spoti në ERTV:

Ka qenë ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e cila denoncoi nëpërmjet një spoti në rrjetet sociale rastin e familjes Cakoni.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përdorur dhimbjen e Thumanës për propagandë. Ajo me një mesazh video tregoi të gjithë rastet kur kryeministri ka përdorur Manjola dhe Alesio Cakonin, duke iu premtuar ndihmë dhe shtëpi nga shteti.

Çdo familje që pësoi atë tragjedi, në fakt vijojnë edhe sot të jenë viktima dhe vuajtëse të asaj tragjedie. Njëra prej tyre është familja Cakoni, të cilën besoj se qytetarët shqiptarë do ta kujtojnë në momentin kur Alesio, djali 11-vjeçar, që kishte humbur babain dhe motrën 15-vjeçare, shpëtoi mrekullisht. Ai nuk mban mend si shpëtoi, u hodh apo e shpëtuan por ai dhe e ëma shpëtuan. E ëma qëndroi në koma gjatë, Alesio në shtratin e spitalit, ende në traumën që kishte humbur babain dhe motrën, gjithçka, dhe nuk dinte mirë nëse e ëma do t’ja dilte, duhej të përballonte furtunën propagandistike. Rama i shfaqet aty në shtratin e spitalit, e përdor një fëmijë 11-vjeçar për shoë-n e vet.”- deklaroi Duma.

Denoncimi i Grida Dumës:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *