Vendosni fjalën kyçe....

Panucci: Nesër duhet të shënojmë ndaj Skocisë


Trajneri i Kombëtares Christian Panucci i ka kërkuar lojtarëve gola në ndeshjen e nesërme përballë Skocisë.  Ai është shprehur kështu në konferencën për mediat nga Shkodra.

“Nesër duhet të shënojmë patjetër. Krijojmë raste, por nuk shënojmë. Lojtarët nuk duhet ta pranojnë faktin që nuk shënojmë gol. Me Skocinë duhet të fitojmë patjetër ndaj duhen golat”, deklaroi Panucci në konferencë ku ishte i pranishëm dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Duke u ndalur tek lojtarët, trajneri i kuqezinjve tha se Grezda ka disa probleme, por ka kërkuar që të luajë.

“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret”, tha Panucci.

 Ndeshja me Skocinë do të luhet nesër në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *