Vendosni fjalën kyçe....

Tritoli në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, kamerat e sigurisë kapin dy persona me kapele e maska anti-covid tek vendosin eksplozivin/Video


Pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Bernard Ndrecës, kanë fiksuar dy persona që i afrohen makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës dhe i vendosin eksplozivin. Fytyrat e tyre nuk shquhen, por silueta dhe lëvizjet janë të qarta.

Një prej autorëve shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, pranë gomës për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston. Montimi i eksplozivit ka zgjatur 6 minuta dhe më pas dy autorët janë larguar.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, në orë 5:34 Ndreca shihet teksa del nga shtëpia, hyn në makinë, por del sërish dhe rikthehet në banesë duke i dhënë diçka nënës së tij në dorë. Pas disa sekondash ai del bashkë me nënën e tij dhe futet në makinë. Ndërsa e ëma vijon punët e saj. Sapo ndez makinën dhe niset shpërthen tritoli. Si Ndreca dhe nëna e tij shpëtojnë për mrekulli