Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Vëllai i këshilltarit të Ramës u kap duke vjedhur në Doganën e Durrësit, po s’preket. Korrupsoni frymëzim për administratën


Sekretari Organizativ në PD, Klevis Balliu, ka denoncuar rastin e publikuar në media duke theksuar se doganierët që u kapën në korrupsion as nuk janë pezulluar nga detyra e as nuk janë arrestuar.

Ai thekson se mosveprimi i institucioneve për rastin në fjalë tregon se korrupsioni nuk është armik po frymëzim e kriter për administratën Rama.

Balliu shton  se ndërsa qytetarët arrestohen për raste banale, vëllai i këshilltarit të kryeministrit Rama nuk kapet e nuk i hyn gjemb në këmbë.

“Çmenduria e radhës në qeverinë e absurdit. Hajdutët e doganave që janë kapur në flagrancë nga gazetarë kurajozë, të cilët demaskuan korrupsionin e Doganave të drogës, as janë pezulluar nga detyra dhe as nuk janë arrestuar nga Policia.  Ky akt mosveprimi fakton që korrupsioni nuk është armik por është frymëzim, është kriter në këtë administratë.  Kush vjedh më shumë ngjitet më lart në hirarkinë e qeverisjes që institucionalizoj korrupsionin.  Vëllai i këshilltarit të Ramës  mund të kapet duke vjedhur apo në çdo lloj krimi tjetër por ai nuk preket.  Ndërkohë shqiptarët janë arrestuar për 500 lek të vjetra sepse nuk kishin faturë tatimore.  Kjo është qeveria që korrupsionin e ktheu në mision, vjedhjen e ktheu në kriter dhe krimin e ktheu në ligjin e vendit. Anti-ligji duhet larguar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë.” – shkruan Balliu në Facebook.