Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Biden mund të futet në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse provon votat e tij


Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Joe Biden mund të marrë Presidencën, vetëm duke “provuar” më parë se votat nuk ishin marrë përmes mashtrimit.

“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President nëse ai mund të provojë se ‘80,000,000 votat’ e tij qesharake nuk u morën me mashtrim ose ilegalisht.”– shkroi Trump të premten në një postim. Këtij postimi “Twitter”-i i vendosi një paralajmërim, për shkak se e konsideron informacion të diskutueshëm.

Presidenti në detyrë shtoi se Biden ka një “problem të madh të pazgjidhshëm”, duke përmendur akuzat për “mashtrim masiv të votuesve” në qytete si Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee.

Kërkesa e re e dukshme e Trumpit për një tranzicion të rregullt të pushtetit vjen pas komenteve që ai bëri në fillim të kësaj jave. Trump pati deklaruar se ai “me siguri” do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor i SHBA-ve vërteton rezultatin që sipas tij është i “manipuluar” të zgjedhjeve për Biden.

Megjithatë ai shtoi se kjo do të ishte një “gabim” dhe se do të ishte një “gjë shumë e vështirë” të pranonin.

Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë se Biden ka fituar zgjedhjet, pavarësisht se demokrati kryeson në votimin popullor dhe Kolegjin Zgjedhor sipas statistikave. Ai ka filluar procese gjyqësore të shumta në një përpjekje për të përmbysur rezultatet në shtete të caktuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *