Vendosni fjalën kyçe....

220 hektarë tokë ende nën ujë në qarkun e Lezhës


220 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës nga 430 hektarë që ishin dy ditë më parë.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore në fshatrat e zonës po fatmirësisht nuk ka pasur dëme në gjënë e gjallë.

Sipas njoftimit të emergjencav, kuotat e lumenjve Drin, Gjadër e Mat janë normale.

“Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura. Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.” – njoftojnë emergjencat