Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 2 mijë e 500 policë kanë dhënë dorëheqjen por Çuçi e fsheh


Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet ku do të flasë për protestën e thirrur nga ai në 12 nëntor.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se mbi 2 mijë policë e ushtarakë kanë dhënë dorëheqjen por Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi po e mban të fshehtë këtë.

“Shqipëria po zien si rrallë ndonjëherë në historinë e saj nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen për shkak të lukunisë të laksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien mbi çdo familjet shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të mbijetesës.

Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës.

Po zien tek çdo pensionist që qan me lotët e ftohta të mjerimit sepse nuk siguron dot kafshatën me pensionin e tij, nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij.

Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit.

Mijëra policë e ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen! 2 mijë e 500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës që kanë firmosur. Qenia është alarmante. Siguria në këtë vend është në shkallën më të ulët.”- tha Berisha.