Vendosni fjalën kyçe....

S’ka më ‘djem e vajza’ – Disney World heq emërtimet gjinore nga përshëndetja tradicionale


Parku ‘Disney’ në Florida, SHBA, ka hequr çdo përmendje të gjinisë në një përshëndetje të regjistruar për një shfaqje fishekzjarresh, duke zemëruar një pjesë klientësh ndërsa kompania lëviz në një drejtim më ‘përfshirës’.

Punonjësit në ‘Disney World’ ishin të ftuar në një vrojtim të shfaqjes fishekzjarre ‘Happily Ever After’në fillim të kësaj jave, e para që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë. Ndërsa njoftimi tradicional para shfaqjes ka qenë ‘zonja dhe zotërinj, djem dhe vajza’ dhe ‘ëndërrimtarë të të gjitha moshave’, versioni i vitit 2021 tani përfshin vetëm rreshtin e fundit.

Ndërsa vetë Disney ende nuk ka komentuar mbi ndryshimin e dukshëm, ai do ishte në përputhje me përpjekjet e fundit për të bërë parqet e saj vendet ‘ku të gjithë janë të mirëpritur’, siç e përshkroi kompania në një njoftim për shtyp në prill.

“Përfshirja është thelbësore për kulturën tonë dhe na çon përpara ndërsa ne vazhdojmë të kuptojmë trashëgiminë tonë të pasur, shërbimit të jashtëzakonshëm dhe magjisë së Disney.” – tha kryetari i Parqeve Disney, Josh D’Amaro, duke shtuar se ‘bota po ndryshon, dhe ne do të ndryshojë me të’.