Vendosni fjalën kyçe....

Rama konfirmon rritjen e çmimit të energjisë nga ERE


Gjatë një takimi në Bulqizë, kryeministri Edi Rama foli për vendimin e publikuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 Nëntori.

Rama tha se pavarësisht kësaj, qeveria do vazhdojë me mburojë financiare.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti. Çmimi rritet, nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42 lekë, prapë është rritur i miksuar. Megjithatë ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë të bindur që kjo është gjëja e duhur, qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël. Sepse kështu ne mbajmë inflacionin ulur pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë gjë ne nuk e ndalojmë, por mund ta zbusim. Po të shikoni çmimet në rajon të produkteve kryesore janë dyfishi i rritjes së produkteve tona është në radhë të parë energjia, se po tja kishim rritur faturën dyqaneve ata do ta kalojnë barrën nga ju që blini produkte bazë.”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai paralajmëroi edhe për rritje të gjobave ndaj bizneseve të mëdha që nuk zbatojnë ligjin: “Është e vërtetë, ne do t’i rrisim në mënyrë të ndjeshme gjobat, por jo për biznesin e vogël. Biznesin e vogël ne e mbrojmë me çmimin e energjisë, nuk i marrim taksa. Thjesht i themi punëso paguaj sigurimet dhe kaq. Ne nuk do t’i rrisim asnjë gjobë, por ama biznesit të madh po. Mos u sill në mënyrë të kundërligjshme që të mos marrësh gjobë.”