Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Vlorë, lëndohen dy persona


Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë, në rrugën pranë spitalit të Vlorës.

Sipas burimeve të policisë, një prej automjeteve po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe ka goditur 2 të tjerat.

Raportohet se 2 persona kanë mbërritur në spital të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.