Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane”- Rama në konferencë për shtyp me presidentin e KiE-së, Charles Michel


Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i KiE-së Charles Michel, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediet pas takimit të tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se për çfarë ka diskutuar me zyrtarin e lartë të BE-së

“Folëm në raport me vizitat, intensitetin e komunikimit, mes Shqipërisë dhe BE, gjë që tregon se përtej vështirësive të procesit aspekteve të njohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për t’u hedhur jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane si rezultat dhe i një vullneti gjithmonë e më të shprehur nga ana e BE, autoriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE.

Jam i bindur që shqiptarëve nuk do u duket asnjëherë e tepërt por shpresoj mos i duket e tepërt presidentit të KiE përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e BE në momentet më të vështira që nga momenti pas tërmetit tek periudha e pandemisë sepse janë momente të cilat kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE e Shqipërisë e anasjelltas.

Ne ndihemi shumë krenarë që jemi pjesë njëkohësisht e frontit të përbashkët që është më shumë se asnjëherë frontit i të mirës kundër të keqes duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë.”- tha Rama.