
Një alarm për bombë është raportuar ditën e sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, alarmi është dërguar përmes një e-maili drejtuar shefit të sigurisë së qendrës tregtare, duke ngritur shqetësim për një kërcënim të mundshëm.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet përkatëse, rezultoi se alarmi ishte i rremë dhe nuk u konstatua asnjë rrezik real.
Strukturat e sigurisë vijojnë procedurat për identifikimin e personit që ka dërguar njoftimin e rremë.