Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja qeverisëse LSDM-BDI, zbulohen ministritë që do drejtojë secila palë


Pas arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, janë mësuar ministritë që do mbajë secila forcë politike që është pjesë e koalicionit.

Kryeministër i vendit do jetë Zoran Zaev, që ka qenë shef i qeverisë së fundit, para zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa kreu i Kuvendit do vijojë të jetë Talat Xhaferri.

Ministritë që do drejtohen nga LSDM e partitë e koalicionit ‘Mundemi’

Kryeministri

Zv/kryeministri për Eurointegrimin

Zv/kryeministri për Çështje ekonomike

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Brendshme

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Arsimit

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Transportit

Ministria e Pushtetit Lokal

Ministria e Kulturës (parti e koalicionit)

Ministria e Punëve dhe Politikave Sociale

Ministria e Bujqësisë (Lëvizja BESA)

Ministritë që do drejtohen nga BDI

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Financave

Zv.kryeministri i parë dhe Ministri për Sistem politik

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës

Ministria i Ekonomisë

Ministria e Ambientit Jetësor

Posti i Kryeministrit në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024