Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i FSHZH-së reagon pas akuzave për tenderin 500 milionë lekësh: Fushatë përbaltjeje dhe presion, procedura e prokurimit nuk ka përfunduar


Pas nisjes së hetimeve nga SPAK lidhur me një tender, vjen reagimi i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Akuzat lidhur me një tender rreth 500 milionë lekësh për hartimin e menusë së ‘100 fshatrave’ të fituar nga kompania e Alfio Rrotanit, Agolli i ka quajtur “fushatë përbaltjeje”. Tenderi është fituar nga kompania që kishte dhënë ofertën më të lartë, ndërsa ekzistojnë hije dyshimi lidhur me tenderin në fjalë duke qenë se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine në restoratin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek Gjiri i Lalzit në Durrës, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.

Përmes një deklarate për mediet, Agolli shpjegon sipas tij komponentët për programin e menusë së “100 Fshatrave” si dhe hapat e procedurës së tenderimit.

Agolli shpjegon se procedura e tenderimit nuk ka përfunduar dhe se kontrata nuk është lidhur ende dhe zhurmën mediatike e konsideron si formë presioni për të ndikuar vendimmarrjen.

“Kompania  që  rezultoi  e  dyta  paraqiti  një  ankesë  për  vlerësim,  e  cila  nuk  ishte  në  formën mënyrën  e  kërkuar  nga  ligji.  Nga  ana  e  FSHZH dhe  në së  iu  bë  me  dije  kjo  gjë  kompanisë  dhe  iu  kërkua që  t’a  plotësonte  dhe  riparaqiste  kërkesën  në  formën  dhe  mënyrën  e  kërkuar  ligjore  duke  i  lejuar kohen  e  mjaftueshme  dhe  te  parashikuar  nga  legjislacioni. Bashkimi  i  operatoreve  ekonomik  i renditur  i  dyti,  ka  riparaqitur  ankesën  në  FSHZH  dhe  pranë  Komisonit  të  Prokurimit  Publik.

Aktualisht  procedura  e  prokurimit  është  në  proces  dhe  e  papërfunduar,  pra  ende  nuk  ka  një kontratë  të  lidhur  sipas  ligjit.  Për  këto arsye  zhurma  që  është  duke  u  bërë  ne  media  praktikisht është  një  ushtrim  i  hapur  presioni  për  të  influencuar  në  procedurën  e  prokurimit  dhe  në vendimarrje  gjë  e  cila  bie  në  kundërshtim  edhe  me  përcaktimet  ligjore  për  personat  apo institucionet  që  ndikojnë në  vendimmarrje.”– shkruan Agolli.

Kreu i FSHZH shton se “I shoh në sy me  kurajo të  gjithë  ata  që  shpifën  dhe  që  i  përcollën  ato  dhe  ju  them se  shpifjet  e  tyre  vetëm  më  shtojnë  bindjen  dhe  më  japin  forcë  për  të  ecur  përpara  në  rrugën  për zhvillimin  e  vendit  tonë. “

DEKLARATA E PLOTË

Nisur nga fushata e përbaltjes së ditëve të fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua të përcjell qëndrimin tim për opinion publik si vijon:  

  1. Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit;

2.Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.  

  1. Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë:
  • Komponenti i parë është analiza e traditës së historisë së gatimit në të gjitha zonat që përfshihen 100 fshatrat në te gjithë Shqipërinë, përfshirë identifikimi i të gjithë bujtinave dhe restoranteve aktuale në këto 100 fshatra dhe menutë e ofruara prej tyre, identifikimin e trendeve të reja ushqimore bazuar në vlerat ushqyese dhe ingridientët autoktone të cdo zone etj;
  • Komponenti i dytë është hartimi i menusë për ushqimin, pijet dhe ëmbëlsirat per te treja vaktet ditore per sezone të ndryshme dhe në të gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e Shqipërise.

Hartimi i menusë përfshin nga emërtimi i elementëve, historia që duhet të tregohet për secilin prej tyre, ingridientet dhe recepturat e tyre, analiza e kostos për cdo element dhe përshkrimi i procedurës së përgatitjes/gatimit së bashku me video treguese për çdo element.

  • Komponenti i tretë është përgatitja e një dokumentari promocional për rrugëtimin dhe përgatitjen e kësaj menuje, që duhet të transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale të ndryshme, duke krijuar nje bazë të mirë promocionale për këtë produkt turistik në këto zona;
  • Komponenti i katërt është botimi i menusë së 100 fshatrave dhe përgatitja e materialave dixhitale të mësipërme në formate të lehtë për t’u shpërndarë dhe aksesuar;
  • Komponenti i pestë është konsulenca për përgatitjen e dokumentacionit dhe rregjistrimi i menusë si  markë autentike e rregjistruar si edhe mënyrën dhe marrdhëniet që mund të krijohen për dhënien e kësaj marke dhe ketij emri në përdorim nga ofruesit e ndryshëm të shërbimeve në zonën e 100 fshatrave;
  • Komponenti i gjashtë është ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i të gjithë shefave/stafit të bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi për t’i prezantuar me menunë, mënyrën e përdorimit etj;
  • Komponenti i shtatë është ngritja e një platforme online qe do të shërbejë për publikimin dhe ngritjen e rrjeti të profesionistëve të këtyre zonave për të marrë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë eksperiencat në një komunitet profesional;
  • Komponenti i tetë është nje program televiziv promocional për ofruesit e sherbimeve ne keto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi të shefave, që do bazohet gjate procesit të trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve
  • Komponenti i nëntë është organizimi i disa eventeve të hapura publike promocionale në formën e panaireve të ushqimit ku shefat e kuzhines ofrojne produkte ushqimore qe jane pjese e menusë së 100 Fshatrave.
  • Komponenti i dhjetë është ngritja e një sistemi të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë dhe trajnimit të vazhdueshëm të produkteve dhe stafit nëpër zona.

Kohëzgjatja e kësaj konsulence do të jetë për 3 vite, ndërsa më poshtë pasqyrohen Termat e Referencës për këtë shërbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka qënë me dy faza.

1.Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e nje liste të shkurtër te kompanive pjesmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesmarrës, të cilet janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit;

Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik. Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave. 

  1. Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës;

Në  fund  të  fazës  së  dytë  është  bërë  vlerësimi  i  kombinuar  pas  hapjes  së  ofertës  financiare  dhe renditja  e  tyre.

Kompania  që  rezultoi  e  dyta  paraqiti  një  ankesë  për  vlerësim,  e  cila  nuk  ishte  në  formën mënyrën  e  kërkuar  nga  ligji.  Nga  ana  e  FSHZHdhe  në së  iu  bë  me  dije  kjo  gjë  kompanisë  dhe  iu  kërkua që  t’a  plotësonte  dhe  riparaqiste  kërkesën  në  formën  dhe  mënyrën  e  kërkuar  ligjore  duke  i  lejuar kohen  e  mjaftueshme  dhe  te  parashikuar  nga  legjislacioni. Bashkimi  i  operatoreve  ekonomik  i renditur  i  dyti,  ka  riparaqitur  ankesën  në  FSHZH  dhe  pranë  Komisonit  të  Prokurimit  Publik.

Aktualisht  procedura  e  prokurimit  është  në  proces  dhe  e  papërfunduar,  pra  ende  nuk  ka  një kontratë  të  lidhur  sipas  ligjit.  Për  këto arsye  zhurma  që  është  duke  u  bërë  ne  media  praktikisht është  një  ushtrim  i  hapur  presioni  për  të  influencuar  në  procedurën  e  prokurimit  dhe  në vendimarrje  gjë  e  cila  bie  në  kundërshtim  edhe  me  përcaktimet  ligjore  për  personat  apo institucionet  që  ndikojnë në  vendimmarrje.

Çdo  subjekt  (individ/person  fizik/juridik,  etj)  i  interesuar  për  faktet  dhe  të  vërtetën  mund  të akesojë  lehtësisht  faqen  zyrtare  të  APPsë  dhe  të  konfirmojë  këto  të  dhëna.

Lidhur  me  çështjen  e  konflikit  të  interesit  tashmë  që  kam  ardhur  n ë  dijeni  nga  mediat  që  kanë filluar  hetimet  për  këtë  cështje  nga  organet  komptente  sqaroj  se  në  këtë  pikë  tashmë  janë  keto organe  që  do  të  shqyrtojnë  dhe  vlerësojnë  këtë  cështje  dhe  nuk  ka  më  vend  për  sqarime mediatike.

Në  përfundim  i  shoh  në  sy  me  kurajo të  gjithë  ata  që  shpifën  dhe  që  i  përcollën  ato  dhe  ju  them se  shpifjet  e  tyre  vetëm  më  shtojnë  bindjen  dhe  më  japin  forcë  për  të  ecur  përpara  në  rrugën  për zhvillimin  e  vendit  tonë.

Me konsideratë, Dritan AGOLLI

DREJTUES  I  FONDIT  SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT