Vendosni fjalën kyçe....

Napoli shkarkon Ancelotin dhe e zëvendëson me Gattuson


Skuadra italiane njoftoi se ish-trajneri i Milanit e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin që u shkarkuar mbrëmë.

Presidenti Aurelio de Laurentis i ka dëshiruar mirëseardhje Gattusos në llogarinë e tij në Twitter: “Mirëserdhe Rino!”.

Derisa legjenda italiane ka thënë se është i gatshëm që ta drejtoj skuadrën dhe nuk ka frikë nga asgjë.

“Nuk kam frikë nga asgjë. E di se do të punoj me njerëz me përvojë. Shpresoj që marrim rezultate të mira”, ka thënë Gattuso.

“Jam i gatshëm që të jap 100 % dhe të shpërblej besimin e presidentit. Skuadra e di vetën se ku është dhe ne duhet të punojmë shumë”, ka shtuar më tej ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *