Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 500 milionë lekësh që kompromenton kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, SPAK nis hetimet


SPAK ka nisur verifikimet e ka nisur hetimet pas denoncimit lidhur me një tender të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të drejtuar nga Dritan Agolli.

Bëhet fjalë për një tender rreth 500 milionë lekësh për hartimin e menusë së ‘100 fshatrave’. Tenderi në fjalë është fituar nga kompania ‘Mascarpone’ e Alfio Rrotanit, një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së FSHZH-së.

Po kështu tenderi është fituar nga kompania në fjalë edhe pse ajo kishte dhënë ofertën më të lartë.

Ekzistojnë hije dyshimi lidhur me tenderin në fjalë duke qenë se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine në restoratin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek Gjiri i Lalzit në Durrës, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.