Vendosni fjalën kyçe....

PD Kukës denoncon: Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës detyron punonjësit të bëjnë propagandë për Rilindjen


Partia Demokratike dega Kukës ka denoncuar nëpërmjet publikimit të fotove shfrytëzimin e postit për të ushtruar ndikim mbi punonjësit për qëllime elektorale të Drejtorit Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Kukës.

Granit Gjana nëpërmjet mesazheve i kërkon nëpunësve që të publikojnë në rrjetet e tyre sociale aktiviteteve partiake.

“Drejtori i Kabinetit në Bashkinë Kukës, i emëruar nga i emëruari i Ramës, bashkë me vartësit e tij, në shkelje flagrante të ligjit e shfrytëzon postin për të detyruar punonjësit e administratës publike që të bëhen pjesë e propagandës së rilindjes!”-shkruan PD-ja e Kukësit.

“Nuk keni pse shkruani dhe pyesni kush ju ka futur në grup. Ju te gjithë jeni punonjës, dhe numrat tuaj i kemi marrë nga drejtorat tuaj. Gjithsecili drejtor besoj ju ka folur për këtë grup dhe ju kanë vënë në dijeni që nga këtu ju do merrni linqet për të bërë share të kryetarit Gjici dhe të kandidatëve të PS-së. Grupi nuk është krijuar muhabet por vetëm për të marrë informacione,”– shkruan një person me emrin Ola në të njëjtin grup.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *