Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Vora: Bravo Klodian Mërtiri, vetëm dje mori 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve


Kryedemokrati Lulzim Basha, ka shkuar sot në Vorë për t’u takuar me biznesin e vogël, nga ku ka publikuar një video-live në rrjetet sociale.

Basha përmendi rastin e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Mërtiri, i përfshirë në një skandal korrupsioni në Zimbabve, akuza të cilat ai i ka mohuar.

Kryetari i PD-së thotë se kriza ekonomike në vend ka vetëm një burim, “abuzimin me pushtetin” dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët.

Sipas Bashës, vetëm dje Klodian Mërtiri ka marrë 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

“Dje në një bashkëbisedim me sipërmarrës, më tha se kishte hequr 140 punonjës, nuk i paguaja dot më tha, por nga ana tjetër përmendi se ka paguar kokërr më kokërr taksat. Por paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët. Kriza e thellë ekonomikë ka pllakos vendi. Ramavirusi ka shkatërruar në themel ekonominë. Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon çdo ditë, po shkatërron biznesi e vogël, ka vetëm një burim.

Abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave tuaja dhe dhënien e tyre oligarkëve. Kjo është një ditë feste për Klodian Mërtirin për partnerët e tij nga Edi Rama, Arben Ahmeta e Erion Veliaj,  pasi dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve. Një orë më parë duhet të bashkohemi për t’i kthyer legjitimitetin vendit e për t’i kthyer taksat në ndihmë për ju, para se Ramavirusi dhe kriza që ai ka prodhuar ta gërryej këtë vend”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *